September 28, 2023

Në akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë nuk do të ketë më prani të policëve. Po si do të bëhet monitorimi?

Përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut dhe radarëve që ka vendosur në rrugë.

Këto janë 200km e para ku po aplikohet mënyra e re e monitorimit.

Lajmin e dha Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi në Euroneës Albania.

“Kemi nisur me 200 kilometrat e para, në akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimi dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba në shtëpi”, tha kreu i ARRSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *