Home Kuriozitete Vogëlushja 6 muajshe thyen rekord, fillon të ecë dhe nuk ndalet

Vogëlushja 6 muajshe thyen rekord, fillon të ecë dhe nuk ndalet

22

Në Britaninë e Madhe një vajzë 6-muajshe ka hedhur hapat e saj të parë. Prindërit besojnë se vajza e vogël mund të ketë thyer një rekord.

Vogëlushja, Freya Minter lindi në shtator në spitalin e Colchester në Essex, por prindërit e saj Grace dhe Ryan e filmuan atë duke marrë rreze dielli, në kopshtin e saj.

Çifti kaloi pashkët duke vrapuar pas vajzës së tyre Freya e cila sipas tyre ka qenë gjithmonë një “alarm” pasi shumica e fëmijëve nuk mund t’i hedhin hapat e parë deri sa arrijnë rreth 10 muajsh.

Nëna e vajzës u shpreh:

Ajo gjithmonë ka tentuar të luftojë gjumin dhe të mësojë gjërat shumë shpejt. Që 2 muajshe ka tentuar të qëndrojë të rrijë në këmbë.”
Një rast unikal ky, që duket se ka bindur prindërit britanikë se vajza e tyre ka hyrë në librin e rekordeve.

Previous articleBinjaket 22-vjeçare kërkojnë burrë të përbashkët, ky është kushti që ai duhet të plotësojë
Next articleFillon karantina në Shqipëri/ Nga e hëna do lëvizet me orar