Kaliumi është një nga nutrientët më vitalë i cili është esencial në mbajtjen e balancës së qëndrueshme të lëngjeve dhe elektroliteve në trup. Kur derivohet nga burime natyrale ushqimore, këto nutrientë konsiderohen si të sigurtë dhe të shëndetshëm. Konsumimi mesatar ditor i kaliumit te cdo i rritur duhet të jetë 4700 mg.

Jo vetëm që ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit skeletor dhe muskulor, por gjithashtu rregullon presionin e gjakut në ndihmë të mirëqenies së përgjithshme. Është një fakt i njohur që bananet janë një nga burimet më të zakonshme të kaliumit. Por përpos këtij fruti, janë një sërë produktesh të tjera që përmbajnë këtë nutrient të mrekullueshëm.

1.Ushqimi i detit

Salmoni është një nga burimet më të pasura të kaliumit në ushqimet e detit. Peshku konsiderohet vital për një zemër të shëndetshme. Të tjera ushqime deti që përmbajnë kalium janë sardelet.

2.Mishi

Të gjitha mishrat, përvecse janë një “depo”nutrientësh, përmbajnë sasi të ndryshme të kaliumit. Konsumimi i rregullt i mishrave si pula, mishi i gjelit të detit, i derrit, proshuta etj, mund të ndihmojë në reduktimin e mungesës së kaliumit në trup, nëse keni.

3.Vezët

Vezët përmbajnë një sasi të vogël të kaliumit. Një vezë e madhe përmban rreth 70 mg kalium. Ata që synojnë eliminimin e yndyrës nga dieta e tyre dhe prap të marrin benefitet nga ky mineral, mund ta bëjnë edhe duke konsumuar të bardhën e vezës gjithashtu.

4.Produkte bulmeti

Produktet e bulmetit si kosi me yndyrë të ulët janë një burim i mirë i kaliumit. Një kupë jogurt siguron të njëjtën sasi kaliumi si bananet.

5.Kungulli i dimrit(Acorn Squash)

Kungulli i dimrit mbart një ngjyrë disi të verdhë në portokalli të ëmbël. Kjo perime është përbërës i zakonshëm në shumë receta. Gjithashtu është një burim i mirë i kaliumit përpos një sërë vitaminash dhe mineralesh esenciale që përmban.

6. Perimet

Domatet, karota dhe perimet me gjethe jeshile si spinaqi janë disa nga perimet që përmbajnë sasi të konsiderushme kaliumi në to. Për benefite maksimale nga këto perime është më mirë t’i konsumoni të pagatuara në formën e lëngjeve, sallatrave sesa të gatuara.

-Frutat

Tashmë dihet që ndërmjet frutave, bananet janë ushqimet më të pasura me kalium. Ky frut i preferueshëm nga të gjitha grupmoshat është një burim i mirë i fibrave dietikë si dhe ndihmon në kontraktimet muskulare. Kivit kanë më shumë vitamina se portokalle dhe një sasi identike kaliumi si bananet.

7.Arrat

Përdorimi i arrave, si bajamet, kikirikët, pistakët, lajthi dhe kajsi të thara cdo ditë, është një mënyrë për të ushqyer trupin tonë me kalium. Këto arra përmbajnë sasi të mira të acideve yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e një lëkurë të shëndetshme, flokë apo thonj. Ju mund t’i merrni këto benefite thjesht duke spërkatur disa nga këto arra në tasin tuaj të drithërave cdo mëngjes ose thjesht duke ngrënë një dorë prej tyre, pas mëngjesit.

8. Patatet

Patatet janë më shumë të njohura për përmbajtjen e tyre të karbohidrateve pasi kanë sasi të konsiderueshme të kaliumit, që ndihmojnë në funksionimin e duhur të qelizave të trupit. Kur piqen dhe konsumohen me lëkurë, gjithashtu janë një burim i mirë i fibrave. Gatuajini në mënyrë direkte, shtoni pak kripë dhe shijoni benefitet që përcjell në trupin tuaj.

9. Fasulet

Fasulet konsiderohen një burim i shkëlqyer i kaliumit. Fasulet e bardha me 561 mg kalium për 100 g përmbajnë sasinë më të lartë të këtij minerali ndërmjet fasuleve të tjera. Disa lloje të tjera fasulesh që përmbajnë kalium, janë fasulet lima, fasulet “kidney”, dhe fasulet “pinto”.

10. Soja

Soja është një alternativë e shkëlqyer e mishit. Jo vetëm që është një burim i mirë i kaliumit por gjithashtu dhe i fibrave. Është mëse ideale përfshirja e produkteve me bazë soje si salca e sojës, qumështi i sojës, tofu etj në dietën tuaj të përditshme. =Rreziqet që vijnë nga përdorimi i gabuar i marrjes së kaliumit Tepër ose shumë pak nga ky mineral në trup mund të cojë në pasojë shëndetësore.

-Hiperkalemia është një gjendje që shkaktohet nga marrja e tepërt e kaliumit. Kjo con në një “thyerje “ të funksionimit të rruazave të kuqe, duke shkaktuar dëmtime në indet muskulore dhe diabet spiral jashtë kontrolli.

-Hipokalemia është një gjendje që shkaktohet nga marrja e një sasie të pamjaftueshme të kaliumit. Kjo karakterizohet nga një ndjesi e butë pickimi në duar ose këmbë, përzierje, fryrje e tepërt, dhimbje barku apo kapsllëk.

Suplementet e kaliumit duhet të konsumohen vetëm kur përshkruhen nga doktori