Më 21 shtator 2020, Elvana Gjata, e dashura e bosit të kokainës Ervin Mata, publikoi disa fototo në jaht. Elvana u shfaq me bikini bardh e zi dhe me atlete.

Më 29 shtator 2020, Ervin Mata, sipas dosjes së SPAK-ut, është i mërzitur pasi i janë kapur 250 kg kokainë në Gjermani. Mata dyshohet, sipas SPAK, se ka organizuar trafikimin e 250 kg kokainë nga Brazili në drejtim të Frankfurtit në Gjermani.

Por, droga është kapur dhe Mata shprehet se nuk e di se ku ka kokën.

“Ata mund ta duan dhe për Belgjikë, po unë shes me 35.Tashi ç’a të them unë, okay, ishalla i ka në Shqipëri, do ta ul dhe një pikë, prit të dali malli se është në avion. Do dhe 2 orë. Vlla mos më shkruaj se s’di ku kam kokën, m’u kapën 244 copë”, thotë Mata.

Më 25 tetor 2020, Elvana Gjata publikon një foto me prindërit, duke dhënë një mesazh. Elvana thotë se po jetonte kohë të vështira.

Mesazhi i Elvanës përkon me periudhën kur Matës nuk po i ecte mbarë me trafikun e kokainës.

Nga shtatori 2020 deri në prill 2021, Elvana Gjata nuk publikoi asnjë këngë.

Në 16 prill 2021 Elvana Gjata u rikthye në muzikë. Këngëtarja publikoi albumin ‘Çelu’ me 7 këngë “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

Klipet e Elvana Gjatës pas lidhjes me Bolin e kokainës kanë kushtuar qindra mijëra euro.

Vetëm veshjet rezultojnë në vlerë miliona euro.

Klipet kanë një kosto si filma, me trena, helikopterë, ajroplanë, jahte etj., që këngëtaret e tjera i kanë parë vetëm në ëndërr.

Ndërkaq, rezulton se një kompani me pronare Elvana Gjata e ka rritur kapitalin me 27 mijë herë nga viti 2017 deri në vitin 2023, pasi këngëtarja u dashurua me Ervin Matën, Bolin e kokainës.

Bëhet fjalë për kompaninë EMM, me nipt
L71730031N, me objekt veprimtarie administrim dhe menaxhim i artistëve.

Krahas rritjes së kapitalit, ka dyshime se kompania është përdorur për pastrimin e parave të kokainës, nisur edhe nga fakti se Mata, sipas SPAK, përdorte llogaritë bankare të këngëtares, për të tranferuar dhe qarkulluar paratë e trafiqeve.

Prapaskena mëson se Elvana Gjata ka gjithashtu në emerin e saj një pasuri me vlerë miliiona euro, e cila nuk justifikohet me të ardhurat nga aktiviteti i saj si këngëtare, pra nuk është një pasuri me burim para, për të cilat janë paguar taksa.

Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të nisë hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata.